​Eksportet bujqësore, rritje me 12.5 për qind gjatë 10-mujorit në Shqipëri

Shqipëria

​Eksportet bujqësore, rritje me 12.5 për qind gjatë 10-mujorit në Shqipëri

Më: 22 nëntor 2023 Në ora: 10:32
Foto ilustrim

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Shqipëri, Anila Denaj ka bërë të ditur se eksportet bujqësore shënuan rritje në vlerë me 12.5 për qind gjatë 10-mujorit të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas ministres Denaj, prodhimet shqiptare po zgjerohen gjithnjë e më shumë në tregjet e huaja, duke pasqyruar rritjen në cilësi dhe fuqizimin e fermerëve në vend.

“Eksportet bujqësore vijojnë rritjen edhe gjatë 10-mujorit 2023, ku shënohet vlera 46.3 miliardë lekë eksporte, nga 41.1 miliardë lekë (mbi 40 milionë euro) që ishin në të njëjtën periudhë një vit më parë”, ka shkruar Denaj, 

Ministrja Denaj u shpreh se, “ecuria e qëndrueshme e sektorit na bën besimplotë për përmbushjen e objektivit të qeverisë shqiptare për 1 miliard dollarë eksporte të prodhimeve bujqësore brenda kësaj dekade”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat