Berisha paralajmëron Ramën: Do ta zvarrisim atë dhe pushtetin e tij, njësoj si bustin e Enver Hoxhës!

Shqipëria

Berisha paralajmëron Ramën: Do ta zvarrisim atë dhe pushtetin e tij, njësoj si bustin e Enver Hoxhës!

Më: 23 nëntor 2023 Në ora: 18:09
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar Edi Ramën se do të përballet me demokratët deri në përmbysje.

Nga Elbasani, ku Berisha zhvilloi një bashkëbisedim me qytetarët u shpreh se ashtu siç u përmbys busti i Enver Hoxhës ashtu “duhet të përmbyset regjimi i Edi Ramës, me Edi Ramën”.

Berisha po ashtu u bëri thirrje të gjithë demokratëve dhe qytetarëve se beteja që ata kanë nisur do të vazhdojë në çdo fshat dhe qytet.

“Sot deri në përmbysjen e tij ai do të përballet me ne, në çdo qytet e fshat dhe ne do votojmë të lirë. Beteja jona është beteja për dinjitetin e shqiptareve, për shpresën e shqiptarëve.

Shqiptaret largohen dhe ne sodisim, këtë shkretim të tmerrshëm të vendin. Ndërkohë që ka pasuritë më përrallore, potencialet me të jashtëzakonshme. Këta ikin sepse një shpresë vrasës mbjell, vret shpresë çdo sekondë orë dhe ditë.

Çfarë do bëjmë, do sodisim? Jo nuk sodisim, ne betejë, në parlament në betejë, në çdo rast në betejë. Sot është kohë që secili prej nesh të pyesë veten, çfarë do bëj kundër kësaj të keqe kaq të madhe.

E zvarritën bustin e Enver Hoxhës në 20 shkurt 1991, kishte vite që kishte vdekur ishte simboli i më të keqes, duhet të zvarrisim pushtetin e Edi Ramës, me Edi Ramën që të shpëtojë Shqipëria.

Duhet ta dini mirë se ai është një nga krye-frikacaket më të mëdhenj të këtij kombi. Ai është i pari që ia mbath sepse ka kryer krime të shëmtuara”, tha Sali Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat