“Dosje e ‘nxehtë’ drejt përfundimit”/ Çfarë po paralajmëron gazetarja e njohur?

Shqipëria

“Dosje e ‘nxehtë’ drejt përfundimit”/ Çfarë po paralajmëron gazetarja e njohur?

Më: 24 nëntor 2023 Në ora: 23:30
Foto ilustrim

Gazetarja Keti Banushi ka folur mbrëmjen e sotme në një emision televiziv për aferën CEZ-DIA, ku deklaron se është një nga ato dosje të nxehta që shumë shpejt do mbyllet dhe do dalë rezultati.

“Ilir Meta është hera e dytë që shkon në SPAK për CEZ-DIA. Herën e parë tha që nuk e di për ca më kanë thirrur, herën e dytë e pranoi që e kishin thirrur për CEZ-DIA.

SPAK ka ecur në këtë çështje, edhe kjo dosje do mbyllet shumë shpejt janë fazat përfundimtare, thirrja për herë të dytë e zotit Meta e tregon këtë. Jo vetëm ai, por janë thirrur edhe persona të tjerë.

Ditët e fundit ka shumë ritëm të personave që thirren për këtë çështje që tregon që është drejt përfundimit, kjo çështje ka edhe bashkëpunëtore krahas provave që ka SPAK. Kjo është ndër dosjet e para që ka nisur hetimi në SPAK dhe është drejt përfundimit. Është nga ato dosje të nxehta”, tha Banushi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat