Reshjet e dëborës, bllokohen disa akse rrugore: Drejtuesit e mjeteve të marrin masa

Shqipëria

Reshjet e dëborës, bllokohen disa akse rrugore: Drejtuesit e mjeteve të marrin masa

Më: 25 nëntor 2023 Në ora: 16:17
Foto ilustrim

Reshjet e dëborës kanë sjellë “paralizim” të qarkullimit në disa akse rrugore.

Mësohet se të bllokuara janë Rruga e Arbërit, Cudhi Kamp-Qafshtamë, dhe Bruzë Mal-Shkretë. Autoritetet iu bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve që të tregojnë kujdes në qarkullimin e tyre në këto akse, si dhe të marrin masat e duhura.

“Shërbimet e DVP Tiranë janë në gadishmëri të plotë për ti ardhur në ndihmë çdo përdoruesi rruge dhe apelon për drejtuesit e mjeteve që të mos qarkullojnë pa goma dimërore dhe zinxhirë, në këto zona, si dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu në verilindje të vendit raportohet për bllokim të disa rrugëve, si ajo Peshkopi-Maqellarë. Qytetarët që përshkruan Rrugën e Arbrit kanë hasur vështirësi deri në bllokim të rrugës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat