Qeni sulmon shtetasen gjermane në Lushnjë, nis hetimi për pronarin

Shqipëria

Qeni sulmon shtetasen gjermane në Lushnjë, nis hetimi për pronarin

Më: 27 nëntor 2023 Në ora: 12:10
Foto ilustrim

Një shtetase gjermane është sulmuar nga një qen në Lushnjë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori.

Ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. G., 26 vjeç, banues në Lushnjë, pasi në lagjen “Loni Dhamo”, ka dalë nga oborri i banesës së 26-vjeçarit, qeni në pronësi të këtij shtetasi, i cili ka kafshuar në këmbë, një shtetase gjermane, 33 vjeçe.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkelja e karantinës së bimëve dhe kafshëve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat