Pazaret e Fuqive të Mëdha me territoret shqiptare dhe kompromisi për njohjen e shtetit

Shqipëria

Pazaret e Fuqive të Mëdha me territoret shqiptare dhe kompromisi për njohjen e shtetit

Më: 29 nëntor 2023 Në ora: 21:35
Harta

Qeveria e Ismail Qemalit, kërkoi pranë konferencës së Londrës njohje ndërkombëtare të shtetit shqiptar, madje pretendoi Shqipërinë etnike me të katër vilajetet.

Në këtë konferencë ishin paraqitur dy projekte që do të përcaktonin fatin e komb-shteteve. Greqia nga ana tjetër kërkonte që Janina e Çamëria të ishin pjesë e saj. Madje. kërkohej që atyre t’u bashkëngjitej edhe Himara e Gjirokastra.

Shqipëria ia doli të njihej si shtet, por ishte shteti i vetëm evropian i krijuar në mënyrë të tillë nën mbrojtjen e fuqive të mëdha dhe me neutralitet.

Kërkesat e saj për njohje ndërkombëtare në bazë të etnisë u refuzuan. Konferenca e Londrës ndau një pjesë të madhe të Shqipërisë së pavarur në mes të Serbisë, Greqisë dhe Malit të Zi.

“Pranimi i ekzistencës së shtetit shqiptar nga fuqitë e mëdha është kompromisi i fundit që ato bëjnë përpara se të niste lufta dhe përfundimisht të prisheshin balancat në Evropë“, u shpreh Ardit Bido-Drejtor AQSH.

Fuqizimi i mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene shqetësoi Austro-Hungarinë. Ky shtet kishte interes për një Shqipëri sa më të madhe pasi e shihte si bllokadë ndaj zgjerimit të dominimit sllav.

Edhe Italia do të kishte të njëjtat interesa sa i përket dobësimit të Serbisë. Për shkak të pozicionit gjeografik, për të prapsur dominimin e serbëve, Austro-Hungaria dhe Italia u bënë dy mbrojtëset e territoreve shqiptare.

“Kishte vetëm një periudhë të vogël kur shpalli pavarësinë, nga Austro-Hungaria dhe Italia, të cilat edhe kështu mbrojtën sa mundën Shqipërinë nga copëtimi i mëtejshëm në konferencën e Londrës së 1913. Po të mos ishin edhe ato të dyja Shqipëria do të ishte katandisur kaposhi një thellë. Do të kishim vetëm atë Shqipërinë e mesme dhe kjo nën protektoriatin Italisë”, u shpreh historiani, Paskal Milo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat