Shembje dherash në rrugën Klos-Qafë Buall, rrezikohen disa banesa

Shqipëria

Shembje dherash në rrugën Klos-Qafë Buall, rrezikohen disa banesa

Më: 30 nëntor 2023 Në ora: 09:35
Foto ilustrim

Reshjet e dendura të shirave të rëna ditët e fundit kanë shkaktuar probleme të ndryshme në Qarkun Dibër.
Si pasojë e reshjeve të shiut një masiv i madh dheu mbuloi rrugën nacionale Klos-Qafë Buall në fshatin Kloskatund.

Për pasojë qarkullimi i mjeteve në këtë segment rrugor u bllokua për disa orë. Rrëshqitja e dherave vijon t’i afrohet edhe disa banesave.

Çarja e tokës duket si të ishte bërë nga një tërmet i fuqishëm.

Banorët që jetojnë aty pranë apelojnë për ndihmë që të ndërhyhet sa më shpejt pasi rrëshqitja mund të vijojë dhe t’ju rrezikojë shembjen e shtëpive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat