Si u përzgjodh Gërdeci për demontimin e municioneve, dëshmon ish-sekretari i MM

Shqipëria

Si u përzgjodh Gërdeci për demontimin e municioneve, dëshmon ish-sekretari i MM

Më: 30 nëntor 2023 Në ora: 16:36
Gërdeci

Dëshmitari i fundit për sot në procesin për Gërdecin ishte ish-sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes Ardian Mullai.

Në pyetjen e prokurorit nëse ka pasur licencë SAC, dëshmitari u përgjigj: “Ishin paraqitur licenca, 4 mesa mbaj mend. MEKO ishte shoqëria qe mbante kontaktet me kompaninë SAC përfshirë këtu edhe për licencimin.

Si u përzgjodh Gërdeci? Ishte pyeta tjetër e prokurorit.

“Në diskutimet me MEKO më duket kishte marrëveshje dypalëshe me SAC, ku mes të tjerash ishte përcaktuar si lokacion Gërdeci. Nëse kishte apo jo licencë reparti i Gërdecit dëshmitari përgjigjet: Praktika e licencimit nuk varet nga sekretari. Në çdo praktikë që unë kam kaluar edhe në te shkuarën, nuk ishte në përgjegjësinë e sekretarit apo ministrit përcaktimi nëse licenca e një reparti ishte e duhur apo jo. Ishte MEKO që e përcaktonte.

Lidhur me kompaninë AlbaDemil, një degëzim i SAC, nëse kishte dokumentacionin e duhur apo jo, ish sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes, përgjigjet:

“Marrëveshja përmendte vetëm SAC, nuk përmendej Alba Demil, nuk kam dijeni, sepse AlbaDemil nuk figuronte në asnjë shkresë. Nuk është bërë asnjë verifikim për shkak se nuk figuronte. Nuk e njoh as Mihal Deliorgjin (drejtuesin e kompanisë AlbaDemil)”.

Ndërsa i pandehuri Fatmir Mediu e pyeti ish-vartësin e tij se kush e përcaktonte buxhetin, ministri apo shtabi?

“Ministria e Mbrojtjes kishte një veçori ne ndryshim nga ministritë e tjera, buxheti i të cilave përcaktohej nga Këshilli i Ministrave. Ndërsa në Ministrinë e Mbrojtjes, buxheti përcaktohej nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura.

Ish-ministri e pyeti dëshmitarin nëse në takimib me kreun e SAC Patric Henry ka qenë prezent apo jo vetë ai dhe ai u përgjigj se nuk kishte qenë.

Ndërsa pyetjes nëse ndonjëherë municionet janë shitur me ankand ai u përgjigj negativisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat