Breshëria e plumbave i mori jetën Entjan Nikulajt, del fotoja e kallashit brenda makinës së djegur

Shqipëria

Breshëria e plumbave i mori jetën Entjan Nikulajt, del fotoja e kallashit brenda makinës së djegur

Më: 3 dhjetor 2023 Në ora: 08:55
Është siguruar fotoja e kallashnikovit brenda makinës së djegur në Rinas

Mbrëmjen e djeshme 40-vjeçari Etjan Nikulaj u qëllua me breshëri kallashnikovi, ndërsa policia ka sekuestruar 25 gëzhoja në aksin Milot-Lezhë, ku ndodhi ngjarja.

Është siguruar fotoja e kallashnikovit brenda makinës së djegur në Rinas, me të cilin dyshohet se është ekzekutuar Etjan Nikulaj mbrëmjen e 2 dhjetorit.

Pas vrasjes, në afërsi të Rinasit u gjet një automjet duke u djegur, brenda se cilës kishte dhe një armë zjarri automatik.

Referuar dhe pamjeve të kamerave të sigurisë në vendin ku ndodhi ngjarja, rezulton se kjo makinë BMW ngjyrë gri me targa të denoncuara të vjedhura në Tiranë është përdorur nga autoret në atentatin ndaj 40-vjeçarit Entjan Nikulaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat