Ndotja katastrofale në Elbasan! Në rrezik hetimi i plotë për zjarrin në masivin e skrapit

Shqipëria

Ndotja katastrofale në Elbasan! Në rrezik hetimi i plotë për zjarrin në masivin e skrapit

Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 10:25
Foto ilustrim

Agjencia rajonale e mjedisit i bën bisht kërkesës së prokurorisë për nivelin e ndotjes së shkaktuar nga zjarri i pak ditëve më parë në pikën e grumbullimit të skrapit në ish-metalurgjikun e Elbasanit.

Kërkesës së prokurorisë Agjencia Rajonale e Mjedisit i është përgjigjur me një konfirmim të ndotjes pa asnjë të dhënë analitike mbi substancat e dëmshme që u çliruan në ajër, sa mbi normat ishte ndotja e shkaktuar etj.

Agjencia Rajonale e Mjedisit u mjaftua me konfirmimin e asaj që dukej me sy të lirë dhe nuk kishte nevojë për studime, ndotjen katastrofike që shkaktoi për tre ditë me radhë zjarri i rënë në një masiv skrapi.

Prokuroria e Elbasanit nisi hetimet kryesisht për ndotje të ajrit e shkaktuar nga ky zjarr, por pas përgjigjes nul të Agjencisë rajonale të Mjedisit, prokuroria mbetet pa bazën kryesore që do të garantonte një hetim të plotë dhe më pas një përgjegjësi.

Sikur të mos mjaftonte një ligj që përcakton vetëmonitorimin e impaktit në ajër nga ana e kompanive industriale, tashmë edhe në raste flagrante siç ishte zjarri në pikën e skrapit, Agjencia rajonale e Mjedisit nuk bën detyrën, që të paktën t’u japë përgjigje qytetarëve sa sasi plumbi thithën për tre ditë me radhë, sa sasi kadiumi apo çfarë elementësh të tjerë të dëmshëm u emetuan në ajër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat