Foltorja i vuri zjarrin Kuvendit/ Përjashtohen për 10 ditë Berisha dhe 5 deputetë të tjerë

Shqipëria

Foltorja i vuri zjarrin Kuvendit/ Përjashtohen për 10 ditë Berisha dhe 5 deputetë të tjerë

Më: 6 dhjetor 2023 Në ora: 17:04
Kuvendi i Shqipërisë

Komisionin e Etikës ka përjashtuar me dhjetë ditë nga Kuvendi, Sali Berishën dhe 5 deputetë të tjerë, që e mbështetën në tensionim dhe kaosin e krijuar në Kuvend, në seancën plenare që u mbajt të hënën.

Përveç Berishës, janë përjashtuar për 10 ditë janë  deputetët Gazment Bardhi, Albana Vokshi, Edi Paloka, Elda Hoti dhe Flamur Noka.

Ishte mazhoranca ajo e cila, iu drejtua me një kërkesë kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla për përjashtimin e deputetëve të sipërpërmendur.

Sipas PS-së, këto sjellje të përsëritura të deputetëve të opozitës, janë në shkelje të rëndë të Rregullores së Kuvendit dhe Kodin e Sjelljes së Deputetit në Kuvendin e Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat