Rama për Muzeun e Forcave të Armatosura: Dëshmi reale të periudhave që nga Iliria

Shqipëria

Rama për Muzeun e Forcave të Armatosura: Dëshmi reale të periudhave që nga Iliria

Më: 7 dhjetor 2023 Në ora: 09:25
Aeroplan

Në Bërzhitë të Shqipërisë, Muzeu i Forcave të Armatosura ka hapur dyert për vizita.

Këtë e ka bërë të ditur kryeministri, Edi Rama në një njoftim në llogarinë e tij në Facebook.

Ai për materialet e çmuara që gjenden në muze, ka shpjeguar se janë dëshmi reale të historisë së ushtrisë shqiptare të periudhave që nga Iliria e deri në ditët e sotme.

“Mirëmëngjes, dhe me ftesën për të vizituar hapësirat e reja të Muzeut të Forcave të Armatosura në Bërzhitë, si një dëshmi reale e historisë së ushtrisë shqiptare në 5 pavione të veçanta ku ekspozohen përmes metodave, teknikave dhe teknologjive bashkëkohore objekte, mjete, informacione e harta të periudhave që nga Iliria e deri në ditët e sotme”, ka shkruar Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat