Fondet e pensionit privat/ Ponari: Të sigurta. Paratë nuk preken, kompanitë kontrollohen!

Shqipëria

Fondet e pensionit privat/ Ponari: Të sigurta. Paratë nuk preken, kompanitë kontrollohen!

Më: 8 dhjetor 2023 Në ora: 21:18
Fondet e pensionit privat/ Ponari: Të sigurta. Paratë nuk preken, kompanitë kontrollohen!

Kryetar i Shoqatës së Pensioneve Private, Elvis Ponari i ftuar në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC foli për ligjin për pensionet private.

Ne bëjmë investime me hapa më të sigurta. Kur të vijë momenti që individi të dalë në pension, këto paratë e kursyera ka mundësi t’i marrë. Shteti shqiptar mendoj se mund të kishte bërë iniciativa më të mira”, tha ai.

Më tej theksoi se numri i anëtarëve me skemat e pensionit privat ka arritur në 38 mijë.

“Pensioni privat është një benefit fiskal ose benefit për burime njerëzore për kompaninë. Pra një kompani e madhe fondin e pensionit e ka taksë ‘free’. Pra janë pa tatim për punëdhënësit dhe punëmarrësi këta para ka mundësi t’i prekë për pension. Duke i hapur një fond privat i mban akoma më lidhur. Ndaj edhe përdore kjo. Kompanitë këtë vit po e bëjnë edhe më atraktive. Kjo e bën edhe më të qëndrueshme punën, pasi në fund të ditës kjo është një bonus që do e marrësh duke punuar. Ndaj kjo është më shumë nga bizneset, pasi rritja e rrogës nuk është instrumenti i vetëm. Ka edhe ligje të tjera që mbulon më shumë shpenzimet, shëndet privatë e me radhë. Ne jemi 38 mijë, nëse e marrim si statistikë është rreth 1 % apo 2 % e forcës punëtore. Duhet të ishte 25 % apo 30 % në këtë skemë. Shteti thotë unë të jap mundësinë të ulësh tatimin, përse kjo nuk bëhet? Ka frikë nga Piramidat? Ka ikur koha e piramidave. Kjo mungesë interesi lidhet me frikën”, tha ai, duke shtuar: “Ligji thotë fondet nuk i prek asnjë njeri. Për edukim financiar ka gjithmonë nevojë. Ndër vendet që bën shumë edukim financiar është Austria”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat