Rama falënderon Scholz: Është platforma kryesore për bashkëpunimin e nivelit të lartë në Ballkanin Perëndimor

Shqipëria

Rama falënderon Scholz: Është platforma kryesore për bashkëpunimin e nivelit të lartë në Ballkanin Perëndimor

Më: 9 dhjetor 2023 Në ora: 18:23
Kryeministri Edi Rama, Olaf Scholz

Kryeministri Edi Rama, me rastin e Kongresit të SPD ka falënderuar kancelarin gjerman Olaf Scholz, ndërsa është shprehur se Procesi i rinovuar i Berlinit është një nga sukseset e miqve dhe aleatëve në kryeqytetin gjerman.

Rama thekson se Shqipëria mbetet thellësisht e përkushtuar ndaj Procesit të Berlinit si platforma kryesore për bashkëpunimin e nivelit të lartë në Ballkanin Perëndimor.

“Me rastin e Kongresit të SPD në Berlin, falënderoj sinqerisht kancelarin gjerman Olaf Scholz për udhëheqjen e tij.

Procesi i rinovuar i Berlinit është vetëm një nga shumë sukseset e miqve dhe aleatëve tanë në Berlin.

Shqipëria do të mbetet thellësisht e përkushtuar ndaj këtij procesi si platforma kryesore për bashkëpunimin e nivelit të lartë në Ballkanin Perëndimor”, shkruan Rama në platformën X.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat