Gjykata Kushtetuese pezulloi marrëveshjen me Italinë për emigrantët/ Reagon Rama

Shqipëria

Gjykata Kushtetuese pezulloi marrëveshjen me Italinë për emigrantët/ Reagon Rama

Më: 14 dhjetor 2023 Në ora: 13:05
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në konferencë për mediat dha detaje për takimin e djeshëm në Bruskel. Kreu i qeverise tha se Shqipëria si asnjëherë më parë  po trajtohet e barabartë mes të barabartëve.

“Shqipëria është si asnjëherë më parë e barabartë mes të barabartëve, e dëgjuar dhe e respektuar njësoj si vendet e tjera dhe mbi të gjitha me dinjitetin e plotë të një shteti, I cili nuk pranon të trajtohen asnjë fije ndryshe nga çdokush tjetër”, tha ai.

Ai goli edhe për marrëveshjen për emigrantët dhe për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cikla e pa pezulluar përkohësisht atë. Rama tha se kjo është një çështje dhe e drejtë e gjykatës dhe nuk pranoi ta komentonte.

“Është e drejta e Gjykatës Kushtetuese, kjo është e sanksionuar në kushtetutë. Është detyra automatike e Gjykatës Kushtetuese për të qëmtuar një marrëveshje ndërkombëtare para ratifikimit të saj dhe skam çfarë të shtoj kështu dhe nuk shoh asgjë që lidhet me detyrat e mia”, tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat