Terror në burgun e Sigurisë së Lartë të Peqinit, vetëdorëzohet Sokol Mjacaj - dyshohet se qëlloi dy të dënuar me burgim të përjetshëm

Shqipëria

Terror në burgun e Sigurisë së Lartë të Peqinit, vetëdorëzohet Sokol Mjacaj - dyshohet se qëlloi dy të dënuar me burgim të përjetshëm

Më: 15 dhjetor 2023 Në ora: 16:00
Sokol Mjacaj në gjykatë

Është vetëdorëzuar Sokol Mjacaj, i dënuari i cili dyshohet se qëlloi dy të dënuar të tjerë në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit.

Sipas gazetares Klodiana Lala, Mjacaj është vetëdorëzuar dhe ka pranuar të flasë me hetuesit.

Pasi ka kryer krimin e rëndë në syrin e gardianëve, Sokol Mjacaj ka kërcënur të dënuar të tjerë të cilët janë gjendur në zonën e ajrimit, si edh gardianët. Ka patur një tentativë të tij për pengmarrje, por nuk ka arritur dhe më pas është izoluar duke kërcënuar se mund të vrasë edhe veten”, thotë Lala.

Mjacaj thuhet se ishte mjaft i revoltuar me vendimin për transferimin e tij në regjimin 41 bis.

Më herët, Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja kishte urdhëruar për vendosjen e Sokol Mjacajt në regjimin 41 bis.

Sokol Mjacaj, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy turistëve çek në fshatin Prekalë të Shkodrës, pritej të izolohej në regjimin 41 bis.

“Asnjë tolerancë! Do të zbatoj me rigorizitet ligjin. Mesazhi im është i prerë: Të dënuarit që cënojnë sigurinë e institucionit apo që vazhdojnë aktivitetin kriminal do të përballen me pasojat, menjëherë në regjimin e posaçëm 41/b, pavarësisht emrit apo veprës për të cilën janë dënuar!”- ka deklaruar ai.

Nuk dihet ende se si ka mundur Mjacaj të sigurojë një armë, por sipas dyshimeve të para, ajo është futur me ndihmën e një droni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat