Shisnin drogë, arrestohen dy të rinj nga Saranda në Portin e Durrësit

Shqipëria

Shisnin drogë, arrestohen dy të rinj nga Saranda në Portin e Durrësit

Më: 18 dhjetor 2023 Në ora: 15:00
Foto ilustrim

Dy të rinj janë arrestuar në flagrancë nga policia e Durrësit me akuzën e shitjes së lëndëve narkotike.

Në kuadër të operacionit Tempulli u vunë në pranga shtetasit Luan Shehu dhe Stilian Rakipi, të dy banues në Sarandë.

“Shërbimet e Policisë kanë ndaluar në afërsi të portit të Durrësit, një automjet me të cilin qarkullonin shtetasit S. R. dhe L. Sh. Gjatë kontrollit në automjet dhe kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve, shërbimet e Policisë kanë gjetur doza të lëndës së dyshuar narkotike kanabis gati për shitje dhe një mjet prerës (thikë). Dozat e kanabisit dhe mjeti prerës (thikë) u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, bëri me dije policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat