Dollenberg: Ngela shtatzënë në Shqipëri, vjehrra gjermane u bë pak xheloze

Shqipëria

Dollenberg: Ngela shtatzënë në Shqipëri, vjehrra gjermane u bë pak xheloze

Më: 19 dhjetor 2023 Në ora: 12:02
Aurora Dollenberg

Mjekja Aurora Dollenberg është bërë nënë e dy binjakeve pas 10 vitesh pritje.

Në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, theksoi se ardhja në jetë e dy vajzave ka qenë lumturia më e madhe në jetën e saj.

Ajo nënvizoi se lajmin e mori vesh në Shqipëri, ndërsa shtoi se dhe vjehrra e saj u bë xheloze se pse nuk ndodhi në Gjermani, aty dhe ku jeton.

“Kanë qenë momente lumturie të përziera me frikën se çdo gjë do të shkojë mirë. Ka qenë një përzierje emocionesh shumë të forta, ku ka dominuar në mënyrë definitive  lumturia. Është ndjenja më e bukur që kam përjetuar deri tani. E para ka lindur Mara. Isha në Shqipëri kur isha në Shqipëri. E konfirmova në Gjermani. Madje dhe vjehrra u bë pak xheloze e ma tha se si ka mundësi që ka ndodhur në Shqipëri”-tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat