“Arben Lleshi nuk kishte asnjë konflikt me Sokol Mjacajn”, gazetarja në “Open”: Ka dyshime të forta se është vrasje me pagesë

Shqipëria

“Arben Lleshi nuk kishte asnjë konflikt me Sokol Mjacajn”, gazetarja në “Open”: Ka dyshime të forta se është vrasje me pagesë

Më: 19 dhjetor 2023 Në ora: 21:58
Gazetarja e kronikës, Glidona Daci

Gazetarja e kronikës, Glidona Daci tha në studion e “Open” në News 24, se Arben Lleshi nuk kishte asnjë konflikt me Sokol MJacajn dhe shtoi se ka dyshime të forta se mund të jetë vrasje me pagesë.

“Ajo që mbetet ende e paqartë në të gjithë këtë histori është se si mundet kjo armë të hyjë brenda. Ajo që bie në sy edhe për kërkesën e masës së sigurisë është që disa kamera nuk kanë funksionuar dhe nuk bëhet fjalë vetëm për punonjësve të policisë. Sokol Mjacaj kishte pak ditë që kishte ardhur dhe sipas burimeve, Mjacaj nuk kishte asnjë konflikt me Arben Lleshin.

Dhe kjo ngre pikëpyetje që kemi të bëjmë me vrasje me pagesë dhe personazhe të cilët janë aty janë të rreikshëm të botës së krimit. Sipas informacioneve që ne kemi, janë duke u verifikuar disa nga efektivët e policisë që kanë shoqëruar Mjacajn, qoftë ata që e kanë transferuar.

Do të duhet parë kush e ka pasur për detyrë. Pse Sokol Mjacaj deklaron se armën herë pas here e mbante në trup. Ai ka thënë fillimisht se e ka siguruar armën para 1 muaji e gjysmë dhe më pas e ka zbritur në 20 ditë. Mënyrat se si mund të futet një armë në një burg janë të shumta dhe personat e dënuar janë mjeshtëra se si mund të fusin sendet e kundraligjshme”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat