Temperatura të larta deri në 17 gradë celsius, parashikimi i motit për fundjavën

Shqipëria

Temperatura të larta deri në 17 gradë celsius, parashikimi i motit për fundjavën

Më: 23 dhjetor 2023 Në ora: 14:34
Foto ilustrim

Meterologu Hakil Osmani theksoi se mbrëmja e Krishtlindjeve parashikohet të jetë me një mot të mirë por që do të ketë intervale me kthjellime.

“Nuk do të ketë reshje. Temperaturat e ajrit do të jenë të larta duke filluar që nga mesdita e ditës së sotme, por do jetë më e ndjeshme ditën e diel”-tha ai në një intervistë për Euronews Albania.

Gjithashtu ai theksoi se do të ketë temperatura të larta deri në 17 gradë celsius.

“Pritet të kemi temperatura të larta në territorin shqiptar. Do të kemi një mot që të jetë i qëndrueshëm me intervale të gjata me kthjellime por dhe me temperatura të larta. Temperaturat që do të jenë prezente gjatë ditës së dielë dhe të hënë, në fakt janë temperatura më të larta se sa duhet të regjistrohen në dhjetor”-tha ai.

Osmani nënvizoi se borë mund të bie në mbrëmje vonë të datës 31 dhe 1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat