E rëndë në Korçë/ Shkoi për të festuar Krishtlindjet, 18-vjeçari bie nga kati i 8-të i pallatit! Gjendet i pajetë në trotuar

Shqipëria

E rëndë në Korçë/ Shkoi për të festuar Krishtlindjet, 18-vjeçari bie nga kati i 8-të i pallatit! Gjendet i pajetë në trotuar

Më: 25 dhjetor 2023 Në ora: 09:27
Foto ilustrim

Një 18-vjeçar nga Durrësi ka gjetur vdekjen në Korçë, ku kishte shkuar për të festuar ditëlindjen, në rrethana ende të paqarta.

I riu është gjetur pa shenja jete në trotuar rreth orës 03:50 në lagjen nr. 17.

Ka dyshime se 18-vjeçari me iniciale G. M., është vetëhedhur nën efektin e pijeve alkoolike nga tarraca e një pallatit në katin e tetë, ku kishte marrë me qira ditore një hyrje së bashku me disa shokë të tjerë.

Trupi i pajetë është transportuar në morgun e spitalit Korçë, për të kryer veprimet mjeko-ligjore.

Policia ka shoqëruar të gjithë personat që u gjetën në ambientin të cilin e kishin marrë me qera dhe vijon marrja në pyetje e tyre për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes së rëndë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 25.12.2023, rreth orës 03:50, në lagjen nr. 17, Korçë, në trotuar, është gjetur i pajetë shtetasi G. M., 18 vjeç, banues në Durrës. Nga hetimet e para dyshohet se ky shtetas nën efektin e pijeve alkoolike, mund të jetë vetëhedhur nga tarraca e një pallati, në të cilin 18-vjeçari së bashku me disa shokë të tjerë kishin marrë me qera ditore, një hyrje apartamenti në katin e tetë (të fundit) të tij.

Trupi i pajetë është transportuar në morgun e spitalit Korçë, për të kryer veprimet mjeko-ligjore.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar të gjithë personat që u gjetën në ambientin të cilin e kishin marrë me qera dhe vijon intervistimi i tyre për sqarimin e plotë të rrethanave dhe mekanizmit të ngjarjes së rëndë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat