Harta e re gjyqësore, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Dhomës së Avokatisë

Shqipëria

Harta e re gjyqësore, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Dhomës së Avokatisë

Më: 27 dhjetor 2023 Në ora: 16:04
Foto ilustrim

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Dhomës së Avokatisë, kështu që harta e re gjyqësore do të mbetet në fuqi. 

Gjykata Kushtetuese thërriti në seancë publike Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Ministrave paditur nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë që kundërshton si antikushtetues hartën e re gjyqësore, proces i cili u hap tre muaj pasi u zbatua reduktimi i ndjeshëm i gjykatave, ndodhur nga janari deri në 1 korrik 2023.

Për komunitetin e avokatëve që vitin e kaluar protestuan dhe bojkotuan gjyqet në rang vendi, shkrirja e gjykatave të apelit duke lënë vetëm në Tiranë dhe eliminimi i gjykatave administrative në dy, një në kryeqytet dhe një në Lushnjë, ka shkelur parimet kushtetuese dhe interesin e qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat