Kulla: E rëndë që Berisha nuk njeh sistemin e drejtësisë që e ka votuar vet

Shqipëria

Kulla: E rëndë që Berisha nuk njeh sistemin e drejtësisë që e ka votuar vet

Më: 28 dhjetor 2023 Në ora: 10:13
Ilir Kulla

Analisti Ilir Kulla është shprehur se është i rëndë fakti që Sali Berisha nuk njeh sistemin e drejtësisë që ka votuar vetë.

Në një intervistë për emisionin “Now” në Euronews Albania, ai është shprehur se nëse duan që të kthehet besimi te opozita fillimisht zyrtarët e PD-së duhet të shkojnë te njerëzit e tyre.

“Që Berisha ka sfiduar drejtësinë nuk është ndonjë lajm i ri. Që PD të ketë një humbje të trishtë si ajo e zgjedhjeve vendore ka qenë një gjë që dhe më optimistët e PS-së nuk e kanë pritur ndonjëherë.

Që të fillohet të krijohet besimi që opozita të bëhet ndonjëgjë, ata duhet të shkojnë njëherë te njerëzit e vet dhe të tregojnë se ata janë në gjendje që njerëzit e tyre t’i mbështesim. Këta i kanë tradhtuar njerëzit e tyre. Kush e mori përgjegjësinë në vitin 2019.  Këta kanë përzënë njerëz nga partia. Është shumë e rëndë që një ish-kryeministër, ish-president, njeriu kryesor i shtetit nuk njeh sistemin e drejtësisë që e ka votuar me duart e veta”-tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat