Plas sherri në një lokal në Peshkopi, procedohen penalisht 2 persona

Shqipëria

Plas sherri në një lokal në Peshkopi, procedohen penalisht 2 persona

Më: 29 dhjetor 2023 Në ora: 11:46
Foto ilustrim

Policia ka proceduar penalisht dy persona pasi akuzohen se kanë dhunuar me mjete të forta një 30 vjeçar.

Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në ambientet e një lokali në Peshkopi.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit L.F., 30 vjeç; E.K , 19 vjeç, banues në Peshkopi, pasi në ambientet e një lokali në qytetin e Peshkopisë, kanë goditur me sende të forta, shtetasin R.K., 30 vjeç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim”, njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat