Zbardhen detaje të reja nga vrasja e vëllezërve, si kishte nisur konflikti i hershëm?

Shqipëria

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e vëllezërve, si kishte nisur konflikti i hershëm?

Më: 4 janar 2024 Në ora: 09:17 Përditësuar në ora: 12:23 më 04.01.2024
Foto nga vendi i ngjarjes

Zbulohet motivi i tragjedisë me dy vëllezërit e vrarë

Vehap Cami ka qëlluar për vdekje vëllain e tij Lulzim Cami e më pas ka vrarë edhe veten. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në Tiranë në zonën e Freskut.

Gazetarja Sara Demushi tha në një lidhje direkte për Euronews Albania se motivi i vrasjes dyshohet të jetë për pronë në Bulqizë.

“Në momentin që ata kanë qenë së bashku me njëri- tjetrin, [Vehap Cami] ka qëlluar në drejtim të vëllait duke e lënë të vdekur e më pas e ka qëlluar edhe veten. Theksoj edhe një herë se motivi i kësaj ngjarje dyshohet të jetë për arsye pronësie në Bulqizë, pra për pronat që ende nuk kanë marrë një zgjidhje nga ana e vëllezërve dhe pikërisht ditën e sotme është regjistruar ky krim i rëndë në familje. Sa i përket autorit të kësaj ngjarje, Vehap Cami, jetonte në banesë në zonën e Farkës dhe pikërisht ditën e sotme ka ardhur në zonën e Freskut pranë banesës së vëllait të tij dhe më pas ka kryer ngjarjen makabër në zonën e Freskut, duke e ekzekutuar vëllain e tij e më pas veten”, tha ajo.

Gazetarja Sara Demushi tha se rasti ka ndodhur derisa dy vëllezërit po pinin kafe.

“Autori ka ardhur për të konsumuar kafen e mëngjesit me vëllain e tij dhe në momentin që kanë qenë duke konsumuar kafe në katin e parë të banesës dykatëshe, ka kryer krimin e rëndë brenda familjes”, tha ajo.

Konflikti i hershëm/ Nusja e djalit i shërbeu kafenë, zbardhen detaje të reja nga vrasja e vëllezërve

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që ndodhi mëngjesin e kësaj të enjte në zonë e Freskut në kryeqytet.

Mësohet se banesa ku ka ndodhur ngjarja është 2-katëshe. Gjithashtu burime bëjnë me dije se Vehap Cami ka shkuar në mëngjes te banesa e vëllait Lulzimit.

Në katin e parë është ulur të pinte kafe me vëllanë në katin e parë të banesës. Kafe kjo e shërbyer nga nusja e djalit të Lulzimit që jetojnë në katin e dytë të banesës private të marrë me qira.

Në momentin që kanë qenë vetëm Vehapi dhe Lulzimi, kanë pasur një debat. Në këtë moment Vehapi e ka qëlluar me një plumb vëllanë dhe më pas veten.

Ndëkohë, Vehapi jetonte me banesë në Farkë.

Konflikti mes tyre ka qenë i hershëm dhe nuk ishte zgjidhur, për një tokë në zonën e Tërbaçit në mes Dibres dhe Bulqizës.

Ngjarja e rëndë me dy viktima në Fresk, dalin emrat e vëllezërve

Një ngjarje e rëndë në familje tronditi kryeqytetin mëngjesin e  kësaj të enjteje.

Pas një konflikti mes dy vëllezërve, Veap Cami, 63-vjeç ka vrarë Lulzim Camin, 68 vjeç dhe më pas ka vrarë veten.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e Lulzim Camit. Vehap Cami ka qëlluar me armë zjarri pistoletë vëllanë  e tij,  dhe me pas veten, ku si pasojë kanë gjetur vdekjen të dy.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për sqarimin e rrethanave.

“Dëgjova të bërtitura”, banorja e zonës flet për vrasjen e dy vëllezërve në Tiranë

“I dëgjova duke bërtitur. Bërtisnin gratë ku i gjetën. Nuk e di. Nuk i njohim dy vëllezërit. Ky vëllai nuk e di ku rri. Erdhi në mëngjes dhe…”.

Kështu u shpreh njëra prej banoreve të zonës teksa u pyet përe ngjarjen e rëndë të ndodhur mëngjesin e së enjtes në Fresk, ku mbetën të vrarë dy vëllezër.

63 vjeçari Vehap Cami qëlloi me armë zjarri të vëllanë 68 vjeçar, Lulëzim Cami dhe më pas kreu vetëvrasje.

Gazetari Ervin Leka raportoi më herët se sherri ka ndodhur në banesën e 68 vjeçarit në rrugën “Xhon Belushi” në Fresk, pas një sherri për disa prona që dy vëllezërit kishin në Bulqizë.

Si ndodhi vrasja në Tiranë/ 63-vjeçari shkoi për të pirë kafe, por vrau vëllanë pas sherrit për pronat

Një ngjarje e rëndë tronditi sot kryeqytetin, ku pas një konflikti mbetën të vrarë dy vëllezër.

Vehap Cami, 63 vjeç kishte shkuar për të pirë kafenë e mëngjesit në banesën e e të vëllait, Lulëzim Camit.

Pas një konflikti për pronat e tyre në zonën e Bulqizës, Vehapi ka qëlluar me armë zjarri pistoletë vëllanë e tij, e më pas ka qëlluar drejt vetes, duke mbetur të dy të vrarë

Vrasja dyshohet për motive pronësie, ndërsa në vendngjarje ndodhet grupi hetimor që po merr në pyetje familjarët si dhe forca të shumta policie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat