Taulant Balla: Ndryshime rrënjësore në ligjin për Policinë e Shtetit

Shqipëria

Taulant Balla: Ndryshime rrënjësore në ligjin për Policinë e Shtetit

Më: 4 janar 2024 Në ora: 12:28
Taulant Balla

Kjo është paralajmëruar nga ministri i Brendshëm Taulant Balla, i cili në konferencën për analizën vjetore të Ministrisë së Brendshme, paralajmëroi se ndryshimi në ligjin për policinë do të bëhet me qëllim rritjen e profesionalizmit në Policinë e Shtetit dhe rritjen në karrierë të efektivëve brenda kësaj organizate.

“Po përgatisim ndryshime rrënjësore në Ligjin për Policinë e Shtetit, jemi në fazën finale, para miratimit në Qeveri, për ta dinamizuar dhe energjizuar trupën drejtuese të Policisë dhe përmirësuar karrierën. Akademia e Sigurisë, është tashmë një Institucion i Arsimit të Lartë.

Gjatë vitit 2023, janë pranuar në Akademinë e Sigurisë, për “Patrullë e përgjithshme”, 607 vajza dhe djem, ndërsa në Fakultetin për Hetimin e Krimit janë pranuar 41 ekselentë dhe 246 për studimet “Bachelor”. Gjatë vitit 2024, do të pranohen edhe 400 kursantë për “Patrullë e përgjithshme”, 100 ekselentë dhe 29 për funksione të veçanta.

Gjithashtu, në shtator, nëpërmjet Maturës Shtetërore, synpjmë të pranpjmë 150 maturantë, për studimet “Bachelor”. Synimi im është që të zgjidhim plotësisht nevojat për burime njerëzore në Policinë e Shtetit brenda vitit 2025, për të synuar më pas edhe një rritje të numrit total të Policisë së Shtetit”, tha ndër të tjera ministri i Brendshëm Taulant Balla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat