​Planifikuan rrëmbimin e një 49-vjeçari, ndalohen katër persona në Sarandë

Shqipëria

​Planifikuan rrëmbimin e një 49-vjeçari, ndalohen katër persona në Sarandë

Më: 5 janar 2024 Në ora: 15:32
Foto ilustrim

Katër persona që dyshohet se kishin planifikuar rrëmbimin e një 49-vjeçari në Sarandë janë arrestuar.

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në rrugën “Skënderbeu”, kur pas kontrollin në makinën e Angelos Tsimperis me pasagjerë shtetasit Juljan Brinja, Sandri Brinja e Gjergji Prenga, policia gjeti një armë zjarri pistoletë dhe lidhëse plastike.

Katër të ndaluarit dyshohet se kishin planifikuar rrëmbimin e një 49-vjeçari në qytetin bregdetar.

Nuk dihen shkaqet, ndërkohë që ndaj të ndaluarve pritet të nisë hetimi për veprën penale “heqja e paligjshme e lirisë”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat