“Të ndalohet fotoksina”- Shehu: Është e rrezikshme, po përdoret për vetëvrasje

Shqipëria

“Të ndalohet fotoksina”- Shehu: Është e rrezikshme, po përdoret për vetëvrasje

Më: 6 janar 2024 Në ora: 19:18
Tritan Shehu

Rasti i vetëhelmimit të 41-vjecares me fotoksinë, ngre sërish diskutimin nëse ky preparat bujqësor me fuqi të mëdha helmuese duhet të jetë ende të treg.

I ftuar në Euronews Albania, Tritan Shehu, deputet por edhe mjek në profesion thotë se ndër vite ka ngritur zërin për të ndaluar qarkullin e fotoksisës.

“Është një krim i realizuar në bashkëpunim me shtetin, është një çështje që unë e kam ngritur prej kohesh, fototoksina duhet hequr nga framakopea bujqësore shqiptare, nuk është më në vende të tjera, është vetëm në pak vende, është një lëndë ultra helmuese që po përdoret në mënyrë të vazhdueshme për vetvrasje në shqipëri”, tha deputeti i PD, Tritan Shehu.

Shehu, shprehet se rrezikshmëria që fotoksina paraqet ka bërë që bashkimi europian ta heq nga përdorimi.

“Në BE është hequr nga framakopea bujqësore”, tha Shehu.

Në shqipëri janë regjisruar me dhjetra raste të përdorimit të fotoksinës për vetëvrasje. Mjekët toksikologë e kanë të pamundur të shpëtojnë jetën e të helmuarve për shkak të shpejtësisë së veprimit të këtij preparati.

Fotoksinën mund ta blesh në farmacitë bujqësore apo dhe në tregje të rëndomta. Ajo përdoret për të kontrolluar insektet dhe brejtësit në produktet pas vjeljes dhe për të dezinfektuar depot ruajtëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat