Humb kontrollin e ambulancës, lëndohet drejtuesi dhe infermierja në Fier

Shqipëria

Humb kontrollin e ambulancës, lëndohet drejtuesi dhe infermierja në Fier

Më: 8 janar 2024 Në ora: 06:09
Foto ilustrim

Një 34-vjeçar është proceduar në gjendje të lirë në Fier, pasi duke drejtuar ambulancën, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë ka dalë nga rruga.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor “Lushnjë-Fier”, në fshatin Vajkan.

Si pasojë e kësaj dalje nga rruga është dëmtuar drejtuesi i ambulancës dhe infermierja, shtetasja 33 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat