Qeveria në Shëngjin/ Sot dita e dytë e mbledhjeve, në fokus objektivat për vitin 2024

Shqipëria

Qeveria në Shëngjin/ Sot dita e dytë e mbledhjeve, në fokus objektivat për vitin 2024

Më: 10 janar 2024 Në ora: 08:11
Qeveria në Shëngjin/ Sot dita e dytë e mbledhjeve, në fokus objektivat për vitin 2024

Këtë të mërkurë, qeveria vazhdon mbledhjet informale në Shëngjin.

Në fokus do të jenë objektivat e qeverisë gjatë 2024-tës dhe do të vijojë analizimi realizimit të detyrave lënë nga mbledhja e ngjashme zhvilluar vitin e shkuar në Tepelenë.

Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama e vuri theksin në përmirësimin e punës të komisioneve parlamentare dhe një forcim të më tejshëm të partisë në bazë, ndërsa u analizua prezenca e deputetëve në seanca plenare, mbledhje grupi e komisione si dhe vijimësia e jetës parlamentare pas incidenteve dhe bllokimit të opozitës.

Mbledhjet ditore do të përmbyllen sot, me një takim mes kabinetin qeverisës, po me dyer të mbyllura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat