“PD me problemet e saj pengoi reformën”, politologu debat me deputetin e PS-së: Skenar i 2019-ës, s’po bëni përpjekje për konsensus

Shqipëria

“PD me problemet e saj pengoi reformën”, politologu debat me deputetin e PS-së: Skenar i 2019-ës, s’po bëni përpjekje për konsensus

Më: 10 janar 2024 Në ora: 23:37
Arben Pëllumbi

Deputeti socialist, Arben Pëllumbi u përfshi në debat me politikologun Roland Lami gjatë diskutimeve për Reformën Zgjedhore në emisionin “Real Story” me gazetarin Sokol Balla. Pëllumbi tha se reforma do të kishte përfunduar nëse PD nuk do të ishte përçarë dhe do të gjendej në këtë situatë që është sot.

“Maxhoranca e ka treguar vullnetin e vet kur ngriti komisionin e Reformës Zgjedhore. Përsa kohë e ngriti komisionin dhe morëm pjesë, kemi bërë treçerekun e punës, janë përcaktuar ekspertët është përgatitur një draft. Jemi gati. Nëse nuk do të kishte ndodhur kjo gjë Brenda PD, ajo punë do tëe kishte mbaruar me kohë, sot konsesusi i PS për të qenë në atë komision vazhdon të jetë. Konflikti është midis tyre, të heqim këtë dhe të vemë këtë. Nuk ka si të bëhet kjo gjë. Kemi dy kryetar partish dhe tre kryetar grupesh të një force politike. Njëri pretendon se jam unë tjetri pretendon se jam unë.“, tha deputeti socialist.

Deputeti tha se maxhoranca nuk mund të hyjë në lojën e PD-së por politologu shtoi se një gjë të tillë e ka bërë në vitin 2019. Ai akuzoi maxhorancën se nuk i qëndroi marrëveshjes së 2019-ës dhe se nuk po bën asnjë përpjekje për të arritur një konsensus për këtë reformë.

Pjesë nga debati:

Pëllumbi: Maxhoranca ka detyrimin që të sigurojë zgjedhje sa më të ndershme…
Lami: Por jo mbi bazë pazaresh. Pazar kur injoron forcën kryesore opozitare. Dhe gjejmë mekanizma të tjerë për të negocionuar pa marrë në konsideratë opinionin e kundërshtarit që ke përballë, në këtë rast ti bën një reformë zgjedhore. I krijon numrat në parlament por nuk është e qëndrueshme.
Pëllumbi: U negociua ajo marrëveshje jashtë parlamentit?
Lami: Po
Pëllumbi: Po duhej të votohej në parlament.
Lami: Nuk votuat atë reformë zgjedhore, hoqët thelbim duke bërë ndryshime kushtetuese.
Pëllumbi:Na bëi fajtor ne që respektojmë kushtetutën.
Lami: Jeni fajtorë sepse nuk i qëndruat marrëveshjes në konsensus me ndërkombëtarët dhe bëtë ndryshime në parlament.
Pëllumbi: Pse ndodhemi në këtë situatë? Prej PS-së? Prej konflikteve të brendshme të PD-së.
Lami: Koston do ta mbajnë ata. Ju nuk reformoni kundërshtarin. Jeni të detyruar të negocioni me kundërshtarin.
Pëllumbi: Ne duam t’i mundim ata dhe interesi jonë është që ne të bëjmë gjëra që i interesojnë PS-së. Kur ne nuk e gjejmë këtë konsensus….
Lami: Nuk po bën përpjekje për të gjetur konsensusin por po bën artifica për ta shmangur dhe për të gjetur forma të tjera për të siguruar një numër formal për të kaluar sistemin zgjedhor. Ky është i ngjashëm me 2019. Jemi në skenarët e 2019-ës.
Pëllumbi: Thelbi i gjithë krizës është situata brenda PD-së….

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat