Pensionistja: Jam kockë e fortë, kam bërë 3 vaksina, s’më kap gripi

Shqipëria

Pensionistja: Jam kockë e fortë, kam bërë 3 vaksina, s’më kap gripi

Më: 11 janar 2024 Në ora: 09:28
Pensionistja

Ndërkohë që rastet e gripin janë shtuar në Shqipëri dhe duket se në spitale janë shtuar pacientët, një pensioniste tha “Good Morning Albanians” se deri më tani nuk ka pasur shqetësime shëndetësore.

Ajo tha se ka bërë 3 vaksinë anti-Covid,  dhe është ruajtur që të mos e zinte.

Gjithashtu ajo tha se e kishte bërë vitin e kaluar edhe vaksinën kundër gripit, ndërsa këtë vit nuk e kishte bërë e megjithatë sërish nuk ishte sëmurur, pasi siç u shpreh ajo “është kockë e fortë, nga Vlora”.

“Kam bërë 3 vaksina. Jam diabetike, kam 30 vite me diabet dhe nuk më zuri gjë. U ruajta çik kështu. Vjet e bëra vaksinën këtë vit nuk e kam bërë. Nuk më ka zënë gripi,  jam kockë e fortë. Jam Vlonjate, labe jam. Kam 3 vajza që jetojnë jashtë shtetit. Unë jetoj vetëm. Deri tani mirë kam qenë”, tha pensonistja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat