A është pijshëm uji i rubinetit? Flet drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve

Shqipëria

A është pijshëm uji i rubinetit? Flet drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve

Më: 11 janar 2024 Në ora: 10:01
Foto ilustrim

Drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve, Klevis Jahaj, është shprehur se po punohet që brenda vitit të ketë një mbulim përmes subvencioneve për shtresat në nevojë, lidhur me faturën e ujit.

Komentet Jahaj, i ftuar në një intervistë televizive, tha se në disa qytete po punohet për furnizimin me ujë 24 orë pa ndërprerje.

Ai tha gjithashtu se uji i rubinetit në Tiranë është i pijshëm dhe për këtë mori shembull veten e tij, duke thënë se ai e pi ujin e çezmës.

“Gjatë vitit 2024 është mbulimi përmes një subvencioni të shtresave në nevojë. Sipas llogaritjeve që kemi bërë, duhet të ketë një vlerë të cakrtuar që të mund të zbritet nga fatura e ujit. Kjo do të mbulohet përmes marrëveshjes që kemi ne.

Ajo që është ndërhyrë në Tiranë, ka një radhë të investimeve për furnizimin me ujë. Në Tiranë është siguruar e gjithë kjo. Është siguruar furnizimi i të gjithë Tiranës për 24 orë. Sasia e nevojshme e ujit është, por ka nevojë për vazhdimin e investimeve në infrastrukturën e rrjetit të furnizimit. Ajo që duhet të kuptojmë në shpërndarjen e ujit, është se janë shumë komponentë teknik, qoftë relievet… Unë e pi ujin e rubinetit.

Ka shumë qytete në Shqipëri që ne po punojmë që të bëjmë pikërisht sigurimin. Kemi nisur me Vlorën, Fierin dhe Elbasanit”, tha Jahaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat