Çfarë po ndodh? "Shqiponjat" në aksion, 'shtijnë në dorë' dy persona

Shqipëria

Çfarë po ndodh? "Shqiponjat" në aksion, 'shtijnë në dorë' dy persona

Më: 11 janar 2024 Në ora: 13:07
Foto ilustrim

Forcat e Posaçme “Shqiponja”, kanë zbritur në terren për kryerjen e kontrollove për persona, të cilët mund të përbëjnë rrezik për komunitetin.

Sakaq mësohet se gjatë kontrolleve parandaluese janë evidentuar dhe goditur 3 raste të mbajtjes pa leje të armëve të ftohta.

Për këto raste u arrestuan dy persona dhe u procedua në gjendje të lirë 1 tjetër.

Sipas policisë, në këtë operacion kontrolli janë sekuestruar 2 doreza metalike (përforcues grushti), 1 mjet prerës (thikë) dhe 2 shkopinj metalikë.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponja", kontrolle intensive për garantuar sundimin e ligjit në territor dhe për goditjen e paligjshmërive në çdo formë të shfaqjes së tyre.

Gjatë kontrolleve parandaluese janë evidentuar dhe goditur 3 raste të mbajtjes pa leje të armëve të ftohta.

Për këto raste u vunë pranga 2 shtetas dhe u procedua në gjendje të lirë 1 tjetër.

Sekuestrohen 2 doreza metalike (përforcues grushti), 1 mjet prerës (thikë) dhe 2 shkopinj metalikë.

Shërbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponja", gjatë kontrolleve intensive për të garantuar sundimin e ligjit në territor dhe për goditjen e paligjshmërive në çdo formë të shfaqjes së tyre, kanë konstatuar tre shtetas, të cilëve, gjatë kontrollit fizik, iu gjetën dhe sekuestruan 5 armë të ftohta.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasve:

- K. H., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, në rrugën "Arben Boriçi", shërbimet e Policisë i gjetën 2 doreza metalike (përforcues grushti);

- A. M., banues në Shijak, pasi gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë i gjetën 2 shkopinj metalikë si ato të Policisë.

Gjithashtu, nisi procedimi penal për shtetasin A. H., 21 vjeç, pasi shërbimet e Policisë i gjetën 1 mjet prerës (thikë).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat