Përkeqësohen treguesit e vaksinimit të fëmijëve në Shqipëri

Shqipëria

Përkeqësohen treguesit e vaksinimit të fëmijëve në Shqipëri

Më: 12 janar 2024 Në ora: 09:35
Foto ilustrim

Fëmijët e sotshëm rrezikohen nga një seri sëmundjesh në disa raste vdekjeprurëse për arsye se vaksinimi është përkeqësuar ndjeshëm pas pandemisë. Të dhënat finale nga INSTAT tregojnë se edhe përgjatë 2022 treguesit e vaksinimit u përkeqësuan me tej.

Në vitin 2022 u vaksinuan për tuberkulozin 98.7 për qind e fëmijëve nga 99.7 % që ishte ky tregues në vitin 2015. Përkeqësim kishte edhe me vitin 2021 ku vaksinimi i fëmijëve për tuberkulozin ishte 98.8%.

Rënie pësoi edhe vaksinimi ndaj difterisë, i cili u injektua ne 95 % të fëmijëve më 2022 nga 95.8% më 2021, ndërkohë që para pandemisë kjo vaksinë aplikohej në 99.8% të fëmijëve.

Vaksina e tetanosit u aplikua në 95% të fëmijëve më 2022 nga 95.8% në vitin 2021 dhe nga 99.8% që ishte para pandemisë Covid-19.

Fruth-Rubeola u aplikua vetëm bë 89.3% të fëmijëve nga më shumë se 95% para pandemisë.

Gjithashtu vaksina ndaj Poliomielitit u krye vetëm ne 98 % të fëmijëve nga 99.1% më 2013.

Programi i Kombeve të Bashkuara për fëmijët (UNICEF) raporton se çdo vit vaksinimi shpëton 2 deri në 3 milionë fëmijë nga sëmundjet vdekjeprurëse.

Vaksinat mbrojnë dhe ndihmojnë fëmijët të rriten shëndetshëm. Ato sigurojnë mbrojtje kundër sëmundjeve që mund të çojnë në pasoja të rënda, duke përfshirë edhe aftësinë e kufizuar, madje edhe vdekjen, veçanërisht në rastet kur sistemi imunitar është ende në zhvillim, si tek rasti i foshnjave.

Në vitin 1995 në vendin tonë u prekën një masë e madhe personash që nuk kishin vaksinuar nga poliomieliti në fëmijëri, ku shumë prej tyre humbën jetën ose mbetën me aftësi të kufizuara.

Mos vaksinimi në kohën e duhur në rast të shfaqjes së sëmundjeve shumë ngjitëse fëmija i pa-vaksinuar dhe të gjithë të tjerët janë të ekspozuar ndaj rrezikut. Fëmijët e pa vaksinuar janë në rrezik të lartë për t’u prekur nga sëmundje të rrezikshme, si fruthi, i cili mund të shkaktojë pneumoni dhe madje vdekje, ose poliomieliti, i cili mund të çojë në paralizë të pakthyeshme e madje dhe në vdekje.

Në Shqipëri vaksinimi nuk është i detyruar, por ka disa mekanizma që detyrojnë prindërit. Qeveria ka kushtëzuar disa shërbime me vaksinat. PSH fëmijët nuk mund të regjistrohen në klasë të parë nëse nuk kanë bërë vaksinën. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat