Vendi ku do ndërtohet Aeroporti Turistik i Gjirokastrës, Rama: Gara nis brenda 6-mujorit

Shqipëria

Vendi ku do ndërtohet Aeroporti Turistik i Gjirokastrës, Rama: Gara nis brenda 6-mujorit

Më: 13 janar 2024 Në ora: 08:17
Vendi ku do ndërtohet Aeroporti Turistik i Gjirokastrës

Kryeministri Rama përmes një postimi në rrjetet sociale ka ndarë pamje nga fusha e vjetër ajrore e Gjirokastrës.

Nga vendi ku do ndërtohet Aeroporti i ri Turistik i Jugut.

“Mirmëngjesi dhe me këto pamje nga fusha e vjetër ajrore e Gjirokastrës, ku në bazë të studimeve të kryera me ndihmën e ekspertizës ndërkombëtare në zonën Sarandë-Gjirokastër, do të ndërtohet Aeroporti i ri Turistik i Jugut.

Gara për të cilin pritet të hapet brenda 6 mujorit të parë të këtij viti, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat