Përndiqte dhe kërcënonte ish-partneren pasi kishte krijuar lidhje të re, arrestohet 57-vjeçari shqiptar në Itali

Shqipëria

Përndiqte dhe kërcënonte ish-partneren pasi kishte krijuar lidhje të re, arrestohet 57-vjeçari shqiptar në Itali

Më: 13 janar 2024 Në ora: 18:12
Foto ilustrim

Autoritetet italiane kanë arrestuar një 57-vjeçar shqiptar, pasi përndiqte dhe kërcënonte ish-partneret e tij.

Ngjarja ka ndodhur sot në Perugia të Italisë.

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, shqiptari sapo mësoi faktin se ish-partnerja e tij kishte nisur një lidhje të re romantike, filloi t’i dërgonte mesazhe kërcënuese dhe ta përndiqte në çdo vend që ajo shkonte.

Për më tepër, 57-vjeçari shqiptar kishte shkruar në shtëpinë e partnerit të ri të ish-të dashurës, dhe në shtëpinë e kësaj të fundit, duke shkaktuar kaos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat