Pas deklaratës së Begajt, reagon Bardhi: Mesazh i dëmshëm, u bë palë në konflikt dhe nxiti përçarjen

Shqipëria

Pas deklaratës së Begajt, reagon Bardhi: Mesazh i dëmshëm, u bë palë në konflikt dhe nxiti përçarjen

Më: 15 janar 2024 Në ora: 19:19
Pas deklaratës së Begajt, reagon Bardhi: Mesazh i dëmshëm, u bë palë në konflikt dhe nxiti përçarjen

I menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetit Gazment Bardhi, pas deklaratës së Presidentit Bajram begaj, i cili tha se opozita ‘duhet të rigjejë qëllimin e humbur’.

Për të dytën herë, Bardhi e konsideroi Presidentin si palë e njëanshme në konflikt ‘që nxit më shumë përçarjen në Kuvend’.

Qëndrimi publik i Presidentit të Republikës është mesazhi më i dëmshëm që mund të bënte për normalizimin e jetës parlamentare. Ashtu siç pritej, Kreu i Shtetit nuk u ngrit dot në rolin e tij si përfaqësues i unitetit të popullit, por me një gjuhë të njëanshme, u bë palë në konflikt dhe nxiti edhe më shumë përçarjen mes palëve politike në Kuvend.

Duke e konsideruar këtë një akt antidemokratik dhe një sulm të pashembullt të Presidentit të Republikës ndaj opozitës, e siguroj që Grupi Parlamentar i PD dhe opozita është e vendosur të mbrojë pluralizmin demokratik në vend dhe Kushtetutën e Shqipërisë, edhe nëse Kreu i Shtetit ka vendosur tia dorëzojë kopjen e tij të Kushtetutës kryeministrit Edi Rama!”- shkruan Bardhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat