Përfshihet nga flakët hoteli në qendër të Shkodrës, evakuohen klientët - ja cili dyshohet të jetë shkaku

Shqipëria

Përfshihet nga flakët hoteli në qendër të Shkodrës, evakuohen klientët - ja cili dyshohet të jetë shkaku

Më: 17 janar 2024 Në ora: 22:04

Një hotel në qendër të qytetit të Shkodrës është përfshirë nga flakët. Shkak dyshohet një shkëndijë elektrike, ndërsa mësohet se policia dhe shërbimi zjarrfikës ka mbërritur në vendngjarje.

Burime bëjnë me dije se shkëndija elektrike ka përfshirë panelin elektrik.

Me ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse është bërë e mundur shuarja e flakëve, ndërsa nuk raportohet për dëme të mëdha materiale, përveç panelit elektrik.

Për momentin klientët janë nxjerrë jashtë nga hoteli dhe pjesa e lokalit në katin e parë, por zjarri është neutralizuar në pak minuta duke mos patur probleme.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 21:15, në katin e dytë të hotel “Rozafa”, ka rënë zjarr, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike.

Zjarrfikësit kanë bërë të mundur shuarjen e plotë të flakëve, nga të cilat janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të rënies së zjarrit dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat