Eksportet bien më shumë se gjatë pandemisë, politikani ngre akuza të rënda ndaj qeverisë: Përkrah mafia-n

Shqipëria

Eksportet bien më shumë se gjatë pandemisë, politikani ngre akuza të rënda ndaj qeverisë: Përkrah mafia-n

Më: 18 janar 2024 Në ora: 10:09
Foto ilustrim

Nën-kryetari i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka komentuar rënien e eksporteve.

Sipas një raporti të INSTAT mësohet se eksportet kanë rënë me 9.5% në 2023-in.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social ‘Facebook’ Vasili thekson se kjo është narkoekonomi në rrokullimë, pa planifikim dhe e kriminalizuar.

Postimi i plotë:

Bien eksportet me shume se gjate pandemise!

Çfare qeverisje!?

Bisneset qe pastrojne para' lulezojne bile ulin edhe vleren e euros.

Ndersa bisneset e ndershme falimentojne se nuk ja dalin dot mafies qe perkrah qeveria.

Narkoekonomi ne rrokullimë, pa planifikim dhe e kriminalizuar.

Pasojat bien te gjitha mbi qytetaret qe nuk dine ç'te bejne me leket e pakta, te blejne ushqim apo barna, sepse per te dyja pagat nuk dalin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat