Reforma zgjedhore/ OSBE-deputetëve shqiptarë: Kontribuoni në një proces funksional

Shqipëria

Reforma zgjedhore/ OSBE-deputetëve shqiptarë: Kontribuoni në një proces funksional

Më: 18 janar 2024 Në ora: 17:17
Foto ilustrim

OSBE ka reaguar me anë të një postimi në faqen zyrtare në Facebook, një ditë para mbledhjes së komisionit për Reformën Zgjedhore.

Në këtë postim ajo ka bërë thirrje që të gjithë deputetët të kontribuojnë në një proces të qetë e funksional.

Gjithashtu  OSBE është shprehur se përkushtimi i tyre për një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse dhe në kohë mbetet i fortë.

“Çmojmë partneritetin tonë me Kuvendin e Shqipërisë! U bëjmë thirrje të gjithë deputetëve të kontribuojnë për një proces parlamentar të qetë e funksional.

Punimet e papenguara dhe dialogu konstruktiv në komisione janë thelbësore. Përkushtimi ynë për një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse dhe në kohë mbetet i fortë. Angazhimi pozitiv i të gjithëve është vendimtar për të pasur sukses!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat