Begaj dekretoi ndryshimin e ligjit për Komisionet Hetimore, Ilir Meta: Çdo president ka pavarësinë e vetë

Shqipëria

Begaj dekretoi ndryshimin e ligjit për Komisionet Hetimore, Ilir Meta: Çdo president ka pavarësinë e vetë

Më: 19 janar 2024 Në ora: 15:26
Begaj dekretoi ndryshimin e ligjit për Komisionet Hetimore, Ilir Meta: Çdo president ka pavarësinë e vetë

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i ftuar në rubrikën “Opinionin” në News24, nga gazetarja Ola Bruko komentoi dekretimin e ndryshimit të ligjit për ngritjen e Komisioneve Hetimore nga Presidenti Bajram Begaj.

Meta u shpreh se çdo president a pavarësinë e tij, ndërsa shtoi se dy presidentë nuk mund ta mbajnë të njëjtin qëndrim për të njëjtën çështje.

Ndër të tjera kreu i PL-së tha se sipas tij, presidenti Begaj ka rrëzuar ligjin.

Pjesë nga intervista:

Meta: Çdo president ka pavarësinë dhe gjykimin tij. Për mua është e rëndësishme që Presidenti…dua të them që praktikisht ka rrëzuar ligjin. Pra faktikisht është një ligj që për të penguar këto hapësira dhe mundësi që i jep Kushtetuta opozitës për të ushtruar rolin kontrollues.

Pyetje: Ai tha se s’mund ta kthente ligjin për mungesë konsensusi, qëndron?

Meta: Për këtë çështje duhet të pyesni këshilltarët. Unë mendoj se ai e ka rrëzuar ligjin.

Dy presidentë nuk mund të mbajnë të njëjtin qëndrim. Nuk e di për cilin e ka pasur Rama, nëse e ka pasur për mua të gjithë shqiptarët e dinë që ballafaqimet tona s’kanë qenë vetëm në Shqipëri por edhe në Komisionin e Venecias, dhe janë fituar me 0 rezultat për qeverinë në favor për Presidentin, për çështjet e Kushtetutës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat