Tronditëse! Shpërthen zjarri në një objekt, shkumbohen plotësisht tre apartamente të një pallati dykatësh

Shqipëria

Tronditëse! Shpërthen zjarri në një objekt, shkumbohen plotësisht tre apartamente të një pallati dykatësh

Më: 20 janar 2024 Në ora: 10:10
Shkak i zjarrit mendohet të jetë nga pajisjet ngrohëse të lëna ndezur gjatë natës.

Një pallat dykatësh në Memaliaj është përfshirë nga flakët.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 5, në lagjen nr 3 të qytetit.

Nga zjarri u dogjën plotësisht 3 apartamente në katin e dytë, ndërkohë që tre të tjera në po të njëjtin kat u prekën pjesërisht nga flakët.

Burime bëjnë me dije se në aksionin që zgjati dy orë e gjysmë morën pjesë rreth 30 efektivë nga forcat zjarrfikëse të Memaliajt të mbështetura edhe nga forcat policore, Bashkia Memaliaj dhe 1 mjet zjarrfikës nga Bashkia Gjirokastër.

Shkak i zjarrit mendohet të jetë nga pajisjet ngrohëse të lëna ndezur gjatë natës.

Ndërhyrja e forcave zjarrfikëse mundësoi fikjen e zjarrit dhe shpëtimin e banesave të tjera në pallat.

Të gjithë banorët e pallatit u evakuan deri në përfundim të operacionit dhe nuk pati të lënduar nga banorët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat