“Një djalë u gjet i varur”, Karamuço: Akt-ekspertimi e nxori si vetëvrasje, por…

Shqipëria

“Një djalë u gjet i varur”, Karamuço: Akt-ekspertimi e nxori si vetëvrasje, por…

Më: 22 janar 2024 Në ora: 07:24
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço

Vdekja e Brian Spahiut pas ndërhyrjes kirurgjikale në dhëmbë, ishte temë diskutimi në emisionin “Review” në Euronews Albania, ku dyshimet janë ngritur te akt-ekspertimet.

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, tregoi një rast që sipas tij një djalë ishte vrarë, por akt-eksperimentimi e nxori si vetëvrasje.

“Një djalë, i cili merret nga dy persona të tjerë, u gjet i varur pas dy orësh nga persona të tjerë. U bëmë të gjitha matjet dhe rezultati doli se ishte vetëvrasje. Ndërkohë mungonin elementët. Por ne dhe shumë ekspertë të tjerë thoshim që është vrasje.

Dinamika nuk realizohet kështu.  Pasi e bëjnë eksperimentet këtu i  çojnë në Kretë, ku dhe aty kanë lidhjet e veta”-tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat