Goditi me sende të forta vëllanë e tij, arrestohet 58-vjeçari

Shqipëria

Goditi me sende të forta vëllanë e tij, arrestohet 58-vjeçari

Më: 23 janar 2024 Në ora: 13:49
Foto ilustrim

Një 58-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Cërrikut pasi goditi me sende të forta të vëllanë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Linas, ku pas një debati për motive të dobëta, 58-vjeçari sulmoi vëllanë e tij, duke e lënduar rëndë.

58-vjeçari u arrestua nga policia, ndërkohë që vëllai i tij u transportua në spital, ku po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik, menjëherë pas marrjes së njoftimit për një rast dhune në familje, në fshatin Linas, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në adresën e dhënë. Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit M. P., 58 vjeç, banues në fshatin Linas, Cërrik, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta, vëllanë e tij, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat