Makina përfshihet nga flakët gjatë ecjes, shpëtojnë pasagjerët

Shqipëria

Makina përfshihet nga flakët gjatë ecjes, shpëtojnë pasagjerët

Më: 23 janar 2024 Në ora: 17:40
Foto ilustrim

Një makinë e tipit “Volkswagen” ka marrë flakë gjatë ecjes në lagjen nr.16 të qytetit të Korçës.

Ngjarja ndodhi rreth orës 16:09 të ditës së martë (23 janar), dhe sipas policisë, nuk ka dëme në njerëz.

Ndërsa ende nuk dihen shkaqet që çuan në djegien e automjetetit.

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 23.01.2024, rreth orës 16:09, në lagjen nr. 16, Korçë, ka rënë zjarr në automjetin tip “Volkswagen”, në përdorim të shtetasit B. M., i cili ka qenë në ecje e sipër. Si pasojë, nuk ka dëme në njerëz.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat