“Burg” me kamera në çdo cep për të monitoruar familjaret, pamje nga shtëpia e Jetnor Zhabolit

Shqipëria

“Burg” me kamera në çdo cep për të monitoruar familjaret, pamje nga shtëpia e Jetnor Zhabolit

Më: 26 janar 2024 Në ora: 12:51
Foto nga vendi i ngjarjes

Klan News ka siguruar pamjet nga shtëpia e 35 vjeçarit Jetnor Zhaboli. Që në derë të banesës (në Selitë të Vjetër në Tiranë) duken kamerat që ai kishte vënë për të parë çdo lëvizje të bashkëshortes, nënës dhe vajzës së tij të mitur, të cilat i mbante prej vitesh të mbyllura brenda.

Përpos tualetit, edhe poshtë dritares është pikasur një kamerë monitoruese.

Ashtu siç u raportua më herët, i riu abuzonte prej kohësh me gruan e tij prej xhelozisë së tepërt. Kjo e fundit mësohet se ka tentuar vetëvrasjen disa herë dhe si gjurmë ka lënë letrat e lamtumirës, të cilat policia i ka gjetur në banesë. Në polici nuk ka pasur një denoncim nga gruaja dhe nëna e tij, por policia është mësuar me rastin pas informacioneve në rrugë operative dhe ka ndërhyrë.

Burime bëjnë me dije se ka dyshime që Zhaboli të ketë probleme të shëndetit mendor, por do të jetë ekspertiza që do të bëhet në vijim për të përcaktuar situatën e tij mendore.
Bashkëshortja e tij nuk ka thënë asnjë fjalë para hetuesve. Ka qenë e ëma, H.Zhaboli, e cila ka treguar se i mbante të kyçur dhe ushtronte dhunë mbi të tre. Bashkëshortja e Zhabolit për shkak të situatës nuk është në gjendje të mirë psikologjike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat