Inceneratori i Tiranës/ Apeli i GJKO lë në fuqi vendimin e arrestit për shtatë të dyshuar, mes tyre Lefter Koka

Shqipëria

Inceneratori i Tiranës/ Apeli i GJKO lë në fuqi vendimin e arrestit për shtatë të dyshuar, mes tyre Lefter Koka

Më: 27 janar 2024 Në ora: 12:52
Foto ilustrim

Apeli i GJKO lë në fuqi vendimin “arrest me burg” për shtatë të dyshuar për Inceneratorin e Tiranës, mes tyre Lefter Koka

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar la në fuqi masën e sigurisë arrest me burg për Lefter Kokën, Taulant Tushën, Namik Simixhiun dhe Bledar Karolin, arrest shtëpie për Silena Tolën, Alba Thomën, Sidita Koplikun dhe Pëllumb Abeshin.

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Dhimitër Lara, sot më 27.01.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 5 akti, datë 19.01.2024 regjistrimi, mbi ankimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, si dhe ankimet e personave nën hetim A.Th., B.K., L.K., N.S., S.K., S.T., T.T., P.A., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 134, datë 07.12.2023, vazhduar me vendimin nr. 136, datë 11.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” që ka disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal, dhe vendosi:

1.Ndryshimin e vendimit nr. 134 datë 07/12/2023 dhe nr. 136 date 11/12/2023
të Gjykates se Posasme te shkalles se Pare per korrupsionin de krimin e organizuar duke:
-Caktuar masën se sigurimi personal shtrengues ‘arrest ne burg’ sipas neni 238
te Kodit te Procedures Penale, ndaj te hetuarit z.P.A., i biri z. H. dhe znj.F., lindur me {…}, ne {…} dhe banues ne {…}.
2. Miratimin e vendimit nr. 134 date 07/12/2023 dhe nr. 136 date 11/12/2023 te Gjykates se Posame te Shkalles se Pare per korrupsionin dhe krimin e organizuar per te hetuarit z. L.K., z.T.T, z. N.S., z. B.K., znj.S.T., znj.A.Th., znj.S.K.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat