U kapën me mina me telekomandë pak ditë më parë, Gjykata e Lezhës merr vendim për dy tëç arrestuar

Shqipëria

U kapën me mina me telekomandë pak ditë më parë, Gjykata e Lezhës merr vendim për dy tëç arrestuar

Më: 28 janar 2024 Në ora: 10:32
Foto ilustrim

Dy personat e arrestuar me mina me telekomande në Lezhë dhe Rrëshen do të qëndrojnë në burg pa afat.

Marjan Gjoka 28-vjeç banues në Qafë Unazë të Rubikut dhe Ilir Gjoka 45-vjeç banues në Lezhë, u njohën me masat e sigurisë në Gjykatën e Lezhës.

Në seancat gjyqësore të zhvilluara njëra pas tjetrës, gjyqtari Renis Sheshi pranoi kërkesën e Prokurorisë, duke e cilësuar të ligjshëm arrestimin e dy personave.

Kësisoj vendosi ndaj tyre masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” për shtetasit Marjan Gjoka dhe Ilir Gjoka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat