Pilulat e emergjencës/ Mjekët: Nuk përdoren shpesh, kanë efekte anësore

Shqipëria

Pilulat e emergjencës/ Mjekët: Nuk përdoren shpesh, kanë efekte anësore

Më: 28 janar 2024 Në ora: 22:57
Pilulat e emergjencës/ Mjekët: Nuk përdoren shpesh, kanë efekte anësore

Kjo pilulë gjendet lehtësisht në farmaci dhe shërben për të parandaluar shtatzëninë 72 orë pas kryerjes së marrëdhënieve të pa mbrojtura. Por kohët e fundit vajzat po e përdorin pa kriter këtë medikament, pavarësisht efekteve anësore.”

“Kohët e fundit është rritur shumë numri i vajzave që kërkojnë pilulën e emergjencës. Po e konsumojnë si karamele pavarësisht se ka efekte anësore. Janë kryesisht vajza të reja që vijnë edhe më shumë se një herë për ta marrë. Thonë se e duan për një shoqe për të justifikuar veten. “, tha farmacistja Kriselda Plepi.

Farmacistja Kriselda Plepi tregon se janë dy lloje pilulash të cilat qarkullojnë në farmacitë e vendit.

“Janë dy lloje pilulash, njëra që përdoret deri në 72 orë pas kontaktit seksual të pambrojtur, dhe një tjetër që përdoret deri në 120 orë pas kontaktit seksual.”, shtoi ajo.

Mjekja obseter gjinekologe, Diana Canaj thotë se këto pilula shoqërohen me efekte anësore mjaft të dëmshme. Ajo tregon se në spital ka pasur raste që vajzat janë paraqitur për shqetësimet pas përdorimit të këtyre pilulave.

Efektet anësore të kësaj pilule janë dhimbje të forta barku, të përzierja, marrje mendsh si edhe gjakderdhje vaginale e pakontrolluar. Përdorimi i më shumë se një herë i kësaj pilule i thellon këto efekte anësore, duke shkaktuar probleme më serioze në të ardhmen. Kjo pilulë nuk është 100% e sigurt për parandalimin e shtatzënisë, ndaj vajzat duhet të konsultohen patjetër me një mjeke.”, u shpreh mjekja Diana Canaj.

Bluzat e bardha nuk e këshillojnë përdorimin e kësaj pilule te vajzat e reja. Ka dyshime se përdorimi i tepërt dhe pa kriter i saj mund të shkaktojë ifertilitet, thënë ndryshe mungesën e një shtatzanie në të ardhmen, kur ajo të kërkohet. Por mjekët thonë se kjo ende nuk është e provuar dhe për këtë arsye vazhdojnë studimet e nevojshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat